Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 174 lekë.. me kursin aktual të këmbimit 2.08 dollarë. Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.9 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, lënda djegëse në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë. “Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë.”, thotë një drejtues automjeti. Në Evropë, çmim më të shtrenjtë të naftës ka Islanda, Lihtenshtejni, Zvicra dhe Danimarka. Shqipëria, e renditur e pesta ndërkohë le pas shtete si...