Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            ‘Perla dhe dreri i artë’, përralla e Elia Zaharias që sjell dritë, guxim dhe magji
                            Me një histori të ngrohtë, të mbushur me dashuri e shpresë, Elia Zaharia bisedon me fëmijët për  librin e saj, “Perla dhe dreri i artë”, në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Një përrallë që flet me gjuhën e zemrës dhe që gjen vendin e saj në Shqipëri, aty ku bjeshkët, zanat dhe nimfat shndërrohen në udhërrëfyese magjike për lexuesit e vegjël dhe të rritur. Burim frymëzimi për këtë krijim ka qenë vajza e autores, e cila ka ndriçuar çdo fjalë e faqe, duke e bërë këtë libër një dhuratë të veçantë për të dhe për të gjithë fëmijët. “Në librin e dytë, ndërkohë, unë u bëra me një gocë të vogël, që tani është katër vjeçe e gjysmë. E ka emrin Geraldinë, si stërgjyshja e...