Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Premiera botërore e filmit “Sytë e Bernës” në Sarajevo Film Festival
                            Filmi me metrazh të shkurtër “Sytë e Bernës”, me regji nga Ermal Gërdovci dhe skenar të Patrik Lekaj, ka pasur premierën botërore në edicionin e 30-të të Sarajevo Film Festival, në kuadër të kategorisë Competition Programme – Short Film. Pas shfaqjes, u organizua një Q&A me regjisorin Gërdovci, ku publiku pati rastin të diskutojë mbi procesin krijues dhe temat që trajton filmi. Produksioni është realizuar nga kompania Kandërr, në bashkëprodhim me Filmik dhe Sloboda Film, me producente Trëndelina Halili dhe bashkëproducente Marija Dimitrova. Në rolet kryesore shfaqen aktorët: Arta Selimi, Tristan Halilaj, Ervin Shala, Gramos Malaj dhe Altin Vraniqi. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com