Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tre deputetë, dhe një ish ministër mes 14 zyrtarëve nën hetim! SPAK nuk heton Ramën për aksionin e IKMT-së dhe AKSH-së
Disa javë më parë SPAK hapi polemika duke konfirmuar se një ish-ministër është nën hetim, por rezervoi të drejtën e ruajtjes së sekretit hetimor për të dhënë emrin e tij. Së fundmi, në publikimin e korrespondencës kryesisht me mediat e gazetarët, në faqen e transparencës ka publikuar disa të dhëna që kanë patur interes për tu mësuar nga mediat.SPAK konfirmon se kanë statusin e personit nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga të cilët 3 janë deputetë, një është ish ministër dhe një –ish deputet. Emrat gjithsesi mbeten sekret, e gjithashtu veprat penale për të cilat hetohen, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj. Pyetjes se cili është ministri dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i masë sigurimi ndaj tij/saj, organi hetues refuzon t'i përgjigjet....