Misteri ‘po më arrestojnë’! Nisin verifikimet për ‘zhdukjen’ e Daniel Shimës, ish-zyrtarit i merret telefoni

Misteri ‘po më arrestojnë’! Nisin verifikimet për ‘zhdukjen’ e Daniel Shimës, ish-zyrtarit i merret telefoni

Daniel Shima TIRANË-Humbja e kontakteve të ish-zyrtarit të lartë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima për mbi 10 orë me familjen ka ngritur pikëpyetje se çfarë ndodhi me të mesditën e 20 gushtit. Policia dhe Prokuroria do të verifikojnë mesazhet dhe deklarimet e bëra nga ish zv drejtori i AKSH-it, Daniel Shima, pas zhdukjes së tij nga banesa. E në fakt ky mesazh është edhe thelbi i alertit për humbjen e kontaktit të tij. Pas rikthimit, Shima ka pretenduar se u largua në jug të vendit pas një sherri që ka pasur me të dashurën e tij. Por, ish-zv.drejtori i AKSH-it nuk ka shpjeguar pse u dërgoi mesazh familjarëve që po e arrestonin. Edhe policia, në një reagim zyrtar, tha se Shima është paraqitur vetë në komisariatin...