IKMT rafshon banesat në Vlorë! Banorët: S’dalim nga shtëpia…ku tëshkojmë, jemi në qiell të hapur

IKMT rafshon banesat në Vlorë! Banorët: S’dalim nga shtëpia…ku tëshkojmë, jemi në qiell të hapur

PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot shembjen e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Aksioni ka vijuar mes tensioneve, ku banorët kanë kundërshtuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duke hyrë në konflikt me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së. Prishja e banesave lidhet me hapjen e një rruge që do të lidhë Autostradën Transballkanike me Portin e Jahteve. Banorët janë shprehur se nga projekti dhe prishja e shtëpive shumica nuk përfitojnë asgjë, pasi nuk kanë certifikatë banese, ndërsa të tjerë kanë marrë vetëm 26 milionë lekë. Në këto kushte ata arsyetojnë se mbeten në rrugë dhe nuk kanë ku të shkojnë. Një banor shprehet: “Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë...