“Mu errën sytë, mu kujtua që kishin rrahur babanë vite më parë”, vrau 32-vjeçarin për kanalin vaditës, i riu pendohet për krimin e kryer

“Mu errën sytë, mu kujtua që kishin rrahur babanë vite më parë”, vrau 32-vjeçarin për kanalin vaditës, i riu pendohet për krimin e kryer

Xhesion Toromeni, 25-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Besmir Kumrias më 19 gusht në Divjakë, ka pranuar autorësinë e krimit gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Fierit vendosi masën “arrest me burg” për Toromenin. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se autori i dyshuar ka shfaqur pendesë për veprën e kryer. “Mu errën sytë kur e pashë Besmirin në kafe. Më kapi inati dhe më erdhi ndërmend rrahja që i kishin bërë babait tim disa vite më parë. Nxora biçakun dhe e godita. Ndiej që kam gabuar”, është shprehur ai para trupit gjykues. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të vjetër mes familjes së...