Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

Një ngjarje e bujshme ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin. Në pranga ka përfunduar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara. Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, ku sipas burimeve zyrtare iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Pas zbulimit, Marina Fara u shoqërua menjëherë për në komisariat, ndërsa materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Detajet mbi rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona të tjerë apo nëse droga që iu gjet lidhet me konsum personal apo me qëllime të tjera. Rasti ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Marina...