22-vjeçari martohet me të miturën ukrainase në Disneyland? Alarmohet Parisi, arrestohen 4 persona

22-vjeçari martohet me të miturën ukrainase në Disneyland? Alarmohet Parisi, arrestohen 4 persona

Policia franceze është alarmuar pas denoncimit se në Disneyland po zhvillohej një ceremoni martesore me një vajzë rreth nëntë vjeç. Parku për fëmijë jashtë Parisit ishte marrë me qira për një dasmë private, që mendohej të ishte e vërtetë, herët të shtunën në mëngjes, para orarit të hapjes për publikun. Por stafi dhe sigurimi i Disneyland thirrën policinë kur vunë re se e ashtuquajtura nuse, e veshur me fustan të bardhë, ishte shumë e re në moshë, sipas The Guardian. Pas hetimeve të policisë, zyra e prokurorit lokal në Meaux tha se ngjarja nuk ishte një ceremoni martesore e vërtetë....
Burimi: Top-Channel.tv