Zelensky ‘sfidon’ Putinin me Flamingon, raketën ukrainase me një rreze veprimi prej 3 mijë kilometrash

Zelensky ‘sfidon’ Putinin me Flamingon, raketën ukrainase me një rreze veprimi prej 3 mijë kilometrash

Presidenti Zelensky e ka cilësuar atë si shtyllën e garancive të sigurisë për të negociuar paqen: “Një raketë e aftë të godasë edhe në tre mijë kilometra”. Një armë frikësuese, që vë në shënjestër qytetet dhe industritë ruse me një fuqi shkatërruese shumë më të madhe se dronët ukrainas, të lëshuar pothuajse çdo natë kundër rafinerive të naftës dhe bazave ushtarake. Tani Kievi tregon se ka tashmë një mjet shpërthyes me performanca të ngjashme: FP-5 Flamingo, i prezantuar pikërisht në momentin kyç të negociatave. Bëhet fjalë për një raketë lundrimi, pra që fluturon me një trajektore të ngjashme me një avion, me një shpejtësi prej nëntëqind kilometrash në orë dhe një rreze veprimi mbi 2500 kilometra: mund të godasë Moskën ose Shën Petërburgun dhe të...