Lavrov ‘nxjerr blof’ Trumpin: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Lavrov ‘nxjerr blof’ Trumpin: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të biseduar për përfundimin e luftës mbi trivjeçare. Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh. “Nuk është planifikuar asnjë takim” mes liderëve rusë dhe ukrainas, tha kryediplomati rus në një intervistë të regjistruar për emisionin e së dielës të NBC, “Meet the Press with Kristen Welker”. Trump tha të hënën në rrjetet sociale se kishte folur me Putinin dhe se kishte tashmë kishin nisur përgatitjet për një takim në një vend që do...