Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gomonia digjet në mes të detit, tymi mbulon zonën në Potam
Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës së motorit së mjetit lundrues. Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare. Mjetet e policisë kufitare shkuan menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg. Gomonia është shkrumbuar nga flakët, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.