Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi në kërkim të kryetarit, dështon edhe seanca e dytë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Deputetët e Kosovës u mblodhën sërish në përpjekje për të konstituar Kuvendin. Në seancën e të premtes ish-ministri i Financave Hekuran Murati nuk ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryetar i Parlamentit. 57 deputetë votuan pro, 51 kundër dhe 6 abstenuan Përfaqësuesja e koalicionit Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativa dhe Lëvizja Guxo, Donika Gërvalla, propozoi Hekuran Muratin, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme si ministër i Financave. Pas seancës Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi theksoi se asnjë ministër i qeverisë Kurti nuk do të marrë votat për kryetar kuvendi. Seanca e radhës do të mbahet më 24 gusht në orën 11:00. Në seancën e 20 gushtit, ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike, votimi...