Arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë, policia i gjen 3 pistoleta, automatik dhe dylbi! Po tentonte të arratisej në Greqi

Arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë, policia i gjen 3 pistoleta, automatik dhe dylbi! Po tentonte të arratisej në Greqi

Përmes një aksioni të befasishëm, Policia e Korçës, ajo e Vlorës dhe forcat e operacionales kanë kapur paraditen e kësaj të premteje 43-vjeçarin e shpallur në kërkim Ramadan Zoto. Ramadan Zoto ose ndryshe Ramadan Canaj  akuzohet për plagosjen e dy personave gjatë një konflikti më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës.Lexo edhe :Related Posts Në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ai qëlloi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj. Zoto është lokalizuar në qytetin e Korçës teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme. Forcat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Stuhia”, kanë bllokuar  makinën “Audi”, duke nxjerrë nga automjeti Zoton, i cili me vete kishte edhe një pistoletë me fishek në fole,...