Ukraina godet për herë të tretë tubacionin Druzhba, Hungaria dhe Sllovakia pa furnizim me naftë

Ukraina godet për herë të tretë tubacionin Druzhba, Hungaria dhe Sllovakia pa furnizim me naftë

Ukraina ka sulmuar për herë të tretë tubacionin e naftës Druzhba, duke ndërprerë furnizimet drejt Hungarisë dhe Sllovakisë. Sulmi i fundit goditi stacionin e pompimit të naftës Unecha në territorin rus të enjten në mbrëmje, duke shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të rrjedhës së naftës. Ministrat e Jashtëm të Hungarisë dhe Sllovakisë i kanë dërguar një letër Komisionit Evropian, ku e konsiderojnë veprimin e Kievit si “të papërgjegjshëm” dhe i kërkojnë BE-së të ndërhyjë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi ashpër ndaj zhvillimeve, duke u shprehur “shumë i zemëruar” në një mesazh të shkruar me dorë drejtuar kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ndërkohë, Komisioni Evropian nuk ka dhënë ende një reagim të ri, megjithëse pas sulmeve të mëparshme kishte deklaruar se furnizimet e BE-së nuk rrezikohen. Nga...