Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reperi Marini humb djalin e porsalindur: Askush nuk e meriton këtë dhimbje
Showbiz E Premte, 22 Gusht 2025 14:55 Reperi i njohur i skenës, Marini ka ndarë lajmin e trishtë se ai dhe bashkëshortja e tij, Alba Malaj, kanë humbur djalin e tyre të porsalindur. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai njoftoi se bebi i porsalindur ka ndërruar jetë. Dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të katërt, pas tre vajzash. ”Kjo duhej të ishte një lajm i bukur shtatzënie, por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbajmë një të tillë në krahët tanë. Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer, askush nuk duhet të ndjejë këtë dhimbje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po përpiqemi t’i marrim gjërat...