Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kapet me kokainë në Tiranë, arrestohet vajza e Eli Farës
Policia e Tiranës ka arrestuar Marina Farën, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, pasi u kap me lëndë narkotike kokainë. Mësohet se Marina Fara, 39 vjeçe e cila njihet edhe me emrin Roxhensa Kapurani u kap në Vorë në makinë teksa ka qene e vetme. Arrestimi i saj u bë një ditë më parë. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës./vizionplus.tv