Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Autori i dyshuar paraqitet në gjykatë, pritet të jepet masa e sigurisë
Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 25-vjeçari Xhesion Toromëni, autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjeçari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromani e ka vrarë 32-vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për...