Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e 32-vjeçarit për kanalin vaditës/ Autori paraqitet në gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë
Xhesion Toromëni, autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Kryekuq të Divjakës ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit. 25-vjeçari pritet pritet të njihet me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. Pas ngjarjes...