“Air Albania” përtej fluturimeve

“Air Albania” përtej fluturimeve

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare. Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës. Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19. Teksa shumë linja ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania” vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore. Pikërisht kjo kompani solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën. Deri në vitin...