Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“K*kainën e kisha për përdorim personal”, zbardhet dëshmia e Marina Farës pasi u kap nga policia
Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara u kap ditën e sotme me një sasi kokaine. 39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol. Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal. Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe. Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.