Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Rrezikon të mbytet në det një vajzë në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
                            Një vajzë që po notonte në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka rrezikuar ditën e sotme të mbytet. Burime bëjnë me dije se ajo u nxor në breg dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të detajeve të ngjarjes. Kujtojmë se për shkak edhe të mungesës së rojave bregdetare, disa persona janë mbytur ose kanë rrezikuar të mbyten në plazhet e Shqipërisë