Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestimi i Ramadan Zotos, policia jep detaje, në pranga edhe shoku i tij
Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin, ku u vu në pranga i shumëkërkuari i drejtësisë Ramadan Zoto. Ai ishte shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, ngjarje kjo e ndodhur në korrik në qytetin e Sarandës. Ai u arrestua në qytetin e Korçës teksa ishte nën shoqërinë e Ardian Ismailaj. Edhe ky i fundit është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Sakaq, Zoto dhe Ismailaj rezultojnë miq mes tyre pasi kanë qenë së bashku në burg në Greqi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ismailajt në Fier, Polici gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me...