Taktikat e Hamas për të goditur ushtrinë izraelite: 20-30 mijë militantë përdorin tunelet të rihapura, rrënojat përdoren si “mburojë”

Taktikat e Hamas për të goditur ushtrinë izraelite: 20-30 mijë militantë përdorin tunelet të rihapura, rrënojat përdoren si “mburojë”

Batalionet e muxhahedinëve veprojnë në mënyrë autonome. Vlerësimet flasin për 20-30 mijë militantë, ndoshta jo shumë të stërvitur, por që mësojnë çdo ditë në fushën e betejës. Si edhe herë të tjera, luftëtarët dolën nga një tunel pranë një ndërtese të kthyer në postë izraelite në Khan Younis, në jug të Gazës. Ushtarët u zunë në befasi dhe reaguan vetëm pasi muxhahedinët hapën zjarrin. Pasoi një betejë që zgjati tre orë, me 15 militantë të vrarë, mes tyre një që u shtyp nga një tank ndërsa tentonte të qëllonte me raketë antitank. Tre ushtarë u plagosën. Hamas e lëvdoi operacionin duke folur edhe për një akt vetëflijimi. Me siguri ishte një mision pa kthim, i destinuar për martirizim. IDF, nga ana tjetër, hapi një hetim...