Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Strategjia e Putinit për të përfituar sa më shumë territore kur të negociohet paqja, ofensivë e re para nisjes së shirave të vjeshtës
Moska përfiton nga periudha para shirave për të pushtuar sa më shumë territor, e bindur se do t’i mbetet kur të vijë koha të negociohet armëpushimi. Avancime për disa kilometra nga grupe të vegjël ushtarësh, marshime nëpër pyje, patrulla të fshehura në bodrumet e shtëpive, celularë dhe mini-dronë: lufta në Donbas po ndryshon me shpejtësi. “Nuk luftohet më vetëm nga llogoret, artileritë kanë më pak rëndësi, dominojnë dronët dhe njësitë e këmbësorisë, të cilat ende përfitojnë nga gjethëzimi i dendur i verës”, na tregon një oficer ukrainas që lëviz mes zonave të frontit të Chasiv Yar. Në tre vjet e gjysmë kemi kaluar nga përplasja konvencionale mes këmbësorëve të ngujuar në llogore, topave dhe tankeve, tek ky duel mes iniciativave individuale të rreshterëve e kapitenëve...