Atentati me armë automatike në Tiranë, si shpëtoi mrekullisht 37-vjeçari

Atentati me armë automatike në Tiranë, si shpëtoi mrekullisht 37-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku 37-vjeçari Erando Korteshi i ka shpëtuar mrekullisht breshërisë së plumbave të shkrepur nga një armë automatike. Syri TV mëson se autor i dyshuar është një shtetas me mbiemrin Themollari, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i plotë mbahet i rezervuar për shkak të hetimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10 në rrugën “Petraq Leka”, pas një konflikti fizik mes dy të rinjve. Vetëm 10 minuta pas përplasjes, autori është larguar në drejtim të banesës së tij dhe është rikthyer me kallashnikov, duke hapur zjarr në drejtim të Korteshit. Fatmirësisht, asnjë nga plumbat nuk e ka kapur 37-vjeçarin, i cili në atë moment kishte nisur të lëvizte me automjetin e tij. Burime nga...