Berisha rrëfen kujtimet e tij me Rugovën: Ai arriti të krijojë një unitet që Kosova nuk e ka pasur kurrë për projektin e pavarësisë

Berisha rrëfen kujtimet e tij me Rugovën: Ai arriti të krijojë një unitet që Kosova nuk e ka pasur kurrë për projektin e pavarësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë kujtimet e tij për Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si një figurë të jashtëzakonshme të kombit shqiptar. Berisha tha se Rugova arriti të krijojë një unitet të paprecedent rreth projektit të pavarësisë, duke zgjedhur rrugën e paqes dhe gandizmit, një qasje unike në historinë politike të rajonit. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Presidenti Ibrahim Rugova është një nga figurat më të ndritura të historisë tonë kombëtare të të gjithë kohërave. Dhe natyrisht të flasësh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës, duhet të zgjedhësh planin në të cilin do e trajtosh atë. Unë nuk do merrem me historinë, por do merrem me disa nga habitë e mëdha të këtij gjeniu...