Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hetimi ndaj kryebashkiakut, Arbër Veliaj përfundon vizitën në SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi vetëm 5 minuta aty. Pasi ka dalë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ai nuk ka folur për mediat. Sipas disa burimeve, ai ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arbër Veliaj dorëzoi dokumentet, pas marrjes në pyetje për pesë orë me radhë. Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën...