Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk jam i lumtur me situatën në Ukrainë”, Trump: Jemi afruar disi me të dyja palët
Presidenti Donald Trump tha se ai “nuk është i lumtur” për sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, ndërsa SHBA përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftimeve midis dy vendeve. “Unë nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh me bombardimet, sepse ata po bombardojnë si të çmendur. Nuk e di se çfarë po ndodh atje. Kjo nuk është situatë e mirë”, tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Vërejtjet e Trump erdhën pas një pyetjeje se pse plani i tij i ri tarifor nuk përfshin asnjë taksë ndaj Rusisë. Presidenti tha se kjo ndodh “sepse ne nuk po bëjnë biznes, me Rusinë, sepse ata janë në luftë”. Trump tha se zyrtarët amerikanë po takohen me Rusinë...