Hedhja në erë e “Nord Stream”, kush është ish-spiuni i shërbimit sekret ukrainas që drejtoi zhytësit drejt gazsjellësit. Biseda me Zelensky-n

Hedhja në erë e “Nord Stream”, kush është ish-spiuni i shërbimit sekret ukrainas që drejtoi zhytësit drejt gazsjellësit. Biseda me Zelensky-n

Serhii Kuznietsov, 49 vjeç, është ish-kapiten ushtrie në pension, si dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete SBU (Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës). Ekuipazhi përbëhej nga civilë dhe ushtarakë: një jaht 15 metra i marrë me qira. Ai ishte komandanti. Në atë mision, ku ishin nisur gjashtë vetë, një ekuipazh i vogël civilësh dhe ushtarakësh në bord të një jahti me vela për të minuar gazsjellësin Nord Stream, Serghei Kuznietsov ishte kreu i misionit. Dhe duket e pabesueshme që një nga sabotimet më të mëdha në histori, një akt që shënoi fazat e para të luftës në Ukrainë, të ishte kryer mbi një anije 15 metra, “Andromeda”, e marrë me qira në Rostock të Gjermanisë. Por ajo që tashmë etiketohet si një operacion i Kievit — për...