Mos bëni plane këtë fundjavë, në Tring Sport rikthehet Serie A

Mos bëni plane këtë fundjavë, në Tring Sport rikthehet Serie A

Është sërish koha e futbollit italian. Serie A, kampionati më emocionues në botë, zbret në fusha yjet dhe pasionin që vetëm ai mund të dhurojë. Në Tring Sport, gjithçka është gati për të nisur edhe një herë tjetër “The Great Race” drejt titullit e lavdisë. Pas një sezoni që na mbajti me frymën pezull deri në “fërshëllimën” e fundit dhe na tregoi edhe një herë tjetër se futbolli është i bukur pikërisht se është i paparashikueshëm, por edhe një merkatoje të çmendur prurjesh të reja e rikthimesh, Il Calcio ndez sërish motorët dhe asnjë fundjavë nuk do të jetë më njëlloj për 38 javët në vijim. Me Napolin kampion, në kërkim të dominancës, Inter, Milan, Juventus në tentativë për të rigjetur triumfin dhe shkëlqimin, të18-të...