Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kina nxiton të ndërtojë fermën më të madhe diellore në botë për të përmbushur objektivat e emetimeve
Të dhënat e reja tregojnë se emetimet e karbonit në Kinë ranë në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, duke rritur shpresat se vendi mund të ketë arritur kulmin përpara objektivit të tij për vitin 2030. Sipas një studimi të publikuar të enjten, emetimet ranë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa kërkesa për energji elektrike u rrit me 3.7%. Ekspertët thonë se kjo tregon për një trend të qëndrueshëm të uljes së emetimeve, i ndihmuar nga investimet masive në energji diellore, erë dhe bërthamore. Kina ka instaluar 212 gigavat kapacitet diellor në gjashtë muajt e parë të vitit, më shumë se kapaciteti total i Amerikës deri në fund të vitit 2024. Një projekt i ri masiv diellor në...