Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve të huaj rriten 0.4% në korrik; “arratisen” shqiptarët
Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjithë pjesën e parë të vitit.Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në korrik në vend hynë 1.82 milionë shtetas të huaj, shifër që është vetëm 0.4% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është ritmi më i ulët i hyrjeve këtë vit, me përjashtim të muajit mars, kur tendenca ishte me rënie (-2.7%).Për 7 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë në vend kishin hyrë 23% të huaj më shumë.Ngadalësimi i turizmit në fakt nisi...