Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama ndan pamjet: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama ndan pamjet: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga përfundimi i nënstacionit të ri elektrik në Fier. Krahas pamjeve, cilëson se ky nënstacion është një investim i parametrave moderne, që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike në të gjithë zonën. Përveçse kësaj, do të ketë rritje të sigurisë së rrjetit. “Gati nënstacioni i ri elektrik në #Fier Një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, shkruan Rama. Nënstacioni elektrik në Fier është një projekt strategjik me rëndësi që parashikohet të lidhet së shpejti me rrjetin në Fier, me Rrashbullin dhe më tej përmes një linje nënujore drejt Italisë,...