Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Automjeti del nga rruga në Dvoran, drejtuesi 30-vjeçar dërgohet në spital
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran. Mësohet se një 30-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi E. D., rreth 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.