Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit
                            Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një tjetër objekt, i cili shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve. Ky është objekti i dytë që prishet pas vendimeve të fundit për skualifikim nga procesi i legalizimit. Sipas IKMT, shumë ndërtime në zonë janë ngritur pa leje dhe kanë pritur të përfitojnë përmes legalizimeve, por tashmë janë të destinuara për t’u shembur. Aksioni i IKMT pritet të vijojë në vijën bregdetare, ku janë evidentuar edhe objekte të tjera të paligjshme që do të trajtohen sipas ligjit.