Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj sërish në SPAK, ‘kyç’ gojën para mediave

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj sërish në SPAK, ‘kyç’ gojën para mediave

Arbër Veliaj TIRANË- Arbër Veliaj, vëllai i kryebashikaut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo është dita e dytë radhazi që Veliaj shkon në SPAK, ku vetëm një ditë më parë qëndroi mbi 5 orë. Mësohet se Veliaj ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e BKH-së. Ai ka qëndruar vetëm 5 minuta, ndërsa pasi ka dalë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, nuk ka folur për mediat. Dje më 21 gusht, vëllai i kryebashkiakut u mor në pyetje nga Prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt. Ndërsa në dalje të ambjenteve preferoi mos komentojë çështjen, duke u shprehur shkurtimisht se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”. Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër...