Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ekonomia e Gjermanisë bie përsëri në ‘territor negativ’, rënia më e madhe në një vit
Ekonomia më e madhe e Europës u tkurr me 0.3% ndërsa eksportet dhe investimet ranëEkonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë, një tkurrje më e mprehtë se sa ishte vlerësuar më parë, sipas të dhënave zyrtare.Një vlerësim i shpejtë në korrik fillimisht kishte treguar për një tkurrje prej 0.1% në periudhën prill-korrik. Rishikimi i së premtes pasqyron një rënie më të thellë në prodhim dhe investime sesa mendohej fillimisht.Gjermania ra përsëri “në territor recesioni”, shkroi Carsten Brzeski, kreu global i makro-ekonomisë i ING. “Duket gjithnjë e më e pamundur që ndonjë rimëkëmbje e konsiderueshme të materializohet para vitit 2026.”PBB-ja gjermane është tkurrur në gjashtë nga 10 tremujorët e fundit dhe po luhatet në nivelin e vitit 2019. Rënia e tremujorit të...