‘Familja Berisha nuk e mund dot Ramën, PD do mbetet vendnumëro, shumë të tjerë do ikin nëse…’

‘Familja Berisha nuk e mund dot Ramën, PD do mbetet vendnumëro, shumë të tjerë do ikin nëse…’

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se fati i Partisë Demokratike, është i lidhur me familjen Berisha. Sipas tij, PD me shumë mundësi do i kalojë Argita Malltezit. “Partia Demokratike gjendet në një udhëkryq të madh. Me një kryetar historik, Sali Berishën, akoma non grata nga SHBA, në një moshë të thyer për të përballuar përballje të forta elektorale, pyetja që ngrihet sot është: kush do ta drejtojë PD-në në të ardhmen? Emri që qarkullon më shumë është ai i vajzës së tij, Argita Berisha (Malltezi). Por a është kjo një shpresë për ringritje apo një rrezik për fundosje të mëtejshme? Argita është një juriste e respektuar, me profil profesional serioz dhe pa njolla korrupsioni. Përkrahësit e saj e shohin si një fytyrë të...