“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Në një reagim publik, kryeministri Edi Rama ka vënë në shënjestër gjyqtarin Klarent Demiri, pas vendimeve të tij për të penguar ekzekutimin e çlirimit të një toke të zënë në mënyrë të paligjshme. Rama u shpreh se Demiri ka marrë jo një, por dy vendime të tilla, duke u shquar si gjyqtari i parë që bie hapur ndesh me interesin publik dhe programin e qeverisë për hapësirat publike. Kryeministri theksoi se qeveria nuk do të qëndrojë më “as në heshtje, as duarlidhur” përballë gjyqtarëve që, sipas tij, keqpërdorin pavarësinë për të penguar pushtetin ekzekutiv dhe projektet në interes të qytetarëve. Ai paralajmëroi se rasti i gjyqtarit Demiri do të ndiqet në të njëjtën mënyrë si ai Gjelit dhe Balliut, duke iu drejtuar organeve të pavarura...