Dorothy Parker – zëri poetik amerikan

Dorothy Parker – zëri poetik amerikan

Sot, më 22 gusht, kujtojmë lindjen e Dorothy Parker (1893–1967), një prej figurave më të mprehta të letërsisë amerikane. Shkrimtare, poete, kritike letrare dhe dramaturge, Parker u bë e njohur për zgjuarsinë e saj therëse, aforizmat që ende qarkullojnë dhe për mënyrën sesi përziente të qeshurën me trishtimin më të thellë. E lindur në New Jersey, ajo shkëlqeu në Nju Jorkun e viteve ’20, duke qenë pjesë e famshme e “Algonquin Round Table”, grupit të shkrimtarëve dhe gazetarëve që njiheshin për humorin e tyre të pamëshirshëm. Poezitë e saj të shkurtra, shpesh me fund të papritur, trajtonin tema si dashuria e humbur, vetmia dhe zhgënjimi, por gjithmonë me një kthesë të hollë ironie, përcjellë KultPlus. Parker ishte gjithashtu një kritike e ashpër e shoqërisë së kohës, një...