Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dashuria që theu tabutë në vitet ‘70, si tentuan ta ndanin Bujar Lakon nga studentja e pianos
Studiuesi dhe kritiku Josif Papagjoni ka studiuar në degën e dramës, në të njëjtin kurs, me aktorin Bujar Lako. Siç ishte e zakonshme të ndodhte, sidomos në një kurs me pak studentë, asokohe kishin marrëdhënie miqësore. Të gjithë, studentë e pedagog, e kishin pikasur menjëherë talentin e mençurinë e aktorit që do të bëhej Bujar Lako. Këtë bindje të të gjithëve nuk arriti ta zhbëjë as zhurma e madhe që bëri në Institutin e Arteve, dashuria e tij me Mirën, pianisten studente, atë që, pavarësisht gjithçkaje, pak kohë më pas do të bëhej gruaja e tij! Papagjoni ka folur në këtë intervistë, të dhënë kohë më parë, për të gjitha rolet që e kthyen Lakon në yllin e kinematografisë shqiptare. Duke filluar nga i pari...