Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Historia e dhimbshme që fshihet pas këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea Nga Neritana Kraja Ka këngë në historinë e festivaleve në Radio Televizion që kanë lënë shenjë, që kanë shënuar histori, në historinë e muzikës, por edhe në vetë jetën e autorit të tyre. Një fat i tillë i është destinuar edhe këngës “Jon”, këngë e kantautorit Ardit Gjebrea, i cili ishte jo i panjohur për publikun. Por kurrë kaq i famshëm sa e bëri kënga “Jon”. Këngë e cila e renditi ndër kantautorët e suksesit, por që i shërbeu edhe si ogur i mirë në jetën private. Po ashtu për jetën e re në familjen e tij dhe fëmijën që pritej të lindte. Historia që do të tregojmë sot, nisi në Itali, në vitin 1991. Pra, nisi në kohën kur shqiptarët u turrën...