Plasari: Të gjithë “zbulojnë” të panjohurat për Skënderbeun, pa asnjë dokument

Plasari: Të gjithë “zbulojnë” të panjohurat për Skënderbeun, pa asnjë dokument

Nga: Aurel Plasari Mund të ketë mbetur nga tradita e mbledhjeve të lagjes të kohës së socializmit real, gjatë të cilave duhej të shpreheshin të gjithë dhe tanimë, a thua se ajo traditë është trashëguar si lija, të gjithë japin mendime për historinë e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Makar të ishin mendime! Shprehen si teza, me siguri të plotë, madje edhe me njëfarë pezmatimi ndaj atyre që shkruajnë për historinë në fjalë pa i ditur tezat e tyre. Kur pastroj kompjuterin, gjej edhe unë do të atilla në koshin e mbeturinave dhe doemos e kuptoj që, edhe pse më drejtohen mua, mua as më kanë lexuar, as më kanë dëgjuar. Të më kishin lexuar ose dëgjuar do të kishin nxënë përmendsh parimin e që e kam...