Letra e Edith Durham për Mid’hat Frashërin dhe kërkesa e saj e veçantë

Letra e Edith Durham për Mid’hat Frashërin dhe kërkesa e saj e veçantë

Në këtë letër Durham jep të dhëna autobiografike, të cilat, me sa duket, ia ka kërkuar Mid’hati për një shkrim për të, në një nga gazetat kohës. Letra është zbuluar kohë më parë. Të bën përshtypje modestia e Durham në fund të letrës, ku ajo i kërkon Mid’hatit të mos publikojë foton e saj, por edhe në këto shënime “nuk ka ndonjë gjë interesante”… Londër, 1 shkurt 1921 Miss Edith Durham Mid’hat Frashërit I dashur Zotëri Jam lindur në vitin 1863 dhe më e madhja e fëmijëve të Arthur E.Durham, kryekirurg i spitalit Guy në Londër. Në moshën 11 vjeç hyra si nxënëse e jashtme në një shkollë të vogël që e mbanin dy gjermanë, Zoti dhe Zonja Pretorius. Zonjës Pretourius dhe nënës sime i...