EMRI/ Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi një person me armën e shërbimit

EMRI/ Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi një person me armën e shërbimit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kanosja" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike". Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pas një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, ku për motive të dobëta, inspektori ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin I. K., me të cilin ka lidhje të afërt gjaku. Ngjarja ka ngritur shqetësime për përdorimin e armës së shërbimit jashtë funksioneve zyrtare, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.