Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes: Zjarret në Vlorë nga një grup i organizuar kriminal
“Gjatë orëve të mbrëmjes Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe shërbimi zjarrëfikës lokal janë detyruar të ballafaqohen me një numër të konsiderueshëm vatrash të reja zjarri në bashkinë Vlorë dhe atë të Selenicës, vatra të cilat qartazi janë pasojë e zjarrvënies së organizuar. Teksa vatra e Dukatit është shuar tërësisht, puna vazhdon për kontrollin deri në zhdukje totale të vatrave në fshatrat Drashovicë dhe Vajzë të Selenicës. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve, ndërsa me angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe të gjithë strukturave të tjera ligjzbatuese po punohet për zbardhjen e situatës dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Zjarrvënia e qëllimshme mbetet një krim i rëndë, shkaktuesit e...