Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj për herë të dytë në SPAK
Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Arbër Veliaj është paraqitur në SPAK sërish ditën e sotme. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09:40, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për mediat. Ditën e djeshme, Arbër Veliaj u mor në pyetje gati 5 orë në SPAK. Ai u thirr me urdhër të prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado. Menjëherë pasi la dyert e prokurorisë speciale, Veliaj tregoi gatishmëri për bashkëpunim me këtë institucion. “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”, deklaroi ai. Më herët ai ka kundërshtuar bashkë me kunatën e tij, Ajola Xoxa vendimin e 6- dhjetorit për kontrollet e sekuestrimet që kjo prokurori kishte kërkuar. Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi...