I dënuar me 9 vite e 3 muaj burg në Itali, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari

I dënuar me 9 vite e 3 muaj burg në Itali, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Bulqizë, pasi ishte dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se vendndodhja e të riut të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u sigurua përmes informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi. Njoftimi i Policisë: Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara...