Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e sabotimit të gazsjellësit Nord Stream. Operacioni, i quajtur “Andromeda”, u krye në shtator 2022 nga një grup i vogël zhytësish civilë dhe ushtarakë, me qëllim shkatërrimin e tubacionit të gazit të Rusisë. Sipas hetimeve gjermane, sabotimi ishte një nga operacionet më të mëdha dhe të pazakonta të kohëve të fundit, duke shënuar fazat fillestare të luftës në Ukrainë. Misioni kushtoi rreth 300 mijë euro, të siguruara nga biznesmenë dhe pjesëtarë të grupit, përfshirë oficerë të lartë dhe persona me lidhje të fuqishme me Kievin. Sergeii K., 49 vjeç, udhëhoqi operacionin nga një jaht 15-metra, duke kaluar përmes Polonisë dhe Suedisë. Në bord...